Let's talk FRAGRANCE

353605803_572976901660519_5797709786174080843_n

PSE nuk e ndjej më parfumin tim?

“Prej vitesh përdor të njëjtin parfum dhe nuk e ndërroj, por ka ca kohë që nuk ia ndjej më erën fare edhe pse të tjerët më thonë që kam hedhur parfum shumë të mirë dhe duan madje t’i mësojnë edhe emrin.”

Ky është komenti që e dëgjojmë shumë shpesh dhe nuk ndryshon pavarësisht se sa i fortë apo i lehtë është parfumi dhe sa herë në ditë lyhet personi. Po kush është fajtori? Prodhuesi i parfumit, shitësi apo personi që e ka hedhur? Në fakt përgjigja e duhur është: HUNDA dhe pak truri. Sepse, që në lashtësi nuhatja ka qënë një nga shqisat kryesore për të mbijetuar dhe me qëllim që të arrijë të nuhasë rrezik, truri i regjistron aromat e njohura duke sinjalizuar hundën që të fokusohet vetëm tek aromat e reja dhe të panjohura. Ky fenomen njihet si PËRSHTATJA OLFAKTIVE.

Por si mund të zgjidhet ky problem? Thjesht duke alternuar parfumet që keni. Mos përdorni vetëm një, por mbani disa parfume të ndryshme, ndoshta me baza të njëjta, por nga shtëpi parfumerie të ndryshme dhe alternojini me njëri-tjetrin. Dhe mos harroni që edhe pse mund të mos e ndjeni vetë parfumin tuaj, nuk do të thotë që as të tjerët nuk e ndjejnë!

Personi që nuk e ndjen më parfumin që ka hedhur quhet ANOZMIK. E thënë ndryshe, është duke përjetuar një verbëri nuhatjeje, e cila në përgjithësi është e përkohshme pasi truri ka regjistruar aromën e parfumit si fakt të njohur dhe të parrezikshëm. Ndryshojeni për disa ditë parfumin e preferuar.

Author: http://maisonviolet.com

Recent Posts