Tashmë ajo është “motër e madhe”. E porsalindura i zgjat dorën e vogël për ta prekur dhe ajo afrohet dhe ndjen aromën e saj të pastër, plot jetë dhe plot dashuri. Forma më e përsosur e jetës mishëruar në atë krijesë të vogël, që ajo e sheh me adhurim dhe do ta dojë dhe mbrojë gjithë jetën.