Aroma e zjarrit në një oxhak, ku tymi vallëzon me flakën duke dhuruar ngrohtësinë që prek lehtë dikë të ulur pranë tij. Vajza e vogël shijon përkëdheljen e lehtë të dorës së gjyshit, aromën e parfumit të tij, ndërsa lexojnë bashkë përrallat që i dhurojnë ëndrrat ku ajo do të përkundet lehtë.