Let's talk FRAGRANCE

5

Parfumin më  mirë “ORIGJINAL” apo ME MBUSHJE?

Pyetjes së shpeshtë që marrim nëpër media sociale: “Sa kushton ky parfumi?” i përgjigjemi gjithmonë me pak më shumë informacion se sa vetëm çmimi. Sepse duam që të sjellim në vëmendje të klientit të mundshëm një fakt shumë të rëndësishëm: një parfum origjinal NICHE duket sikur kushton më shumë. Mirëpo shishet janë zakonisht 75ml ose 100mlEDP (Eau de Parfum) ose EXTRAIT. Kur hidhet në lëkurë zgjat me orë të tëra, nëpër rroba me ditë të tëra. Prandaj, nuk të duhet që gjatë ditës të lyhesh shpesh dhe si rezultat shishja e parfumit, ato 100ml e blera nuk mbarojnë shpejt. Zgjasin disa muaj, jo vetëm disa javë.

Parfumet me mbushje nuk shiten nga firmat që i prodhojnë parfumet. Ato janë krijime në laborator të formulave të çdo parfumi. Nisur nga fakti që ligjet kërkojnë që parfumet të publikojnë të gjithë përbërësit e tyre, është shumë e lehtë që të blihen përbërësit dhe të rikrijohen kombinimet dhe më pas t’i ngjitet një etiketë e printuar me emrin e një firme të madhe të parfumerisë NICHE. Por nuk është kurrsesi njëlloj si origjinali.  Parfumi sipas nesh kërkon “respektin e duhur” pasi tregon edhe statusin e personit që e ka hedhur.

Recent Posts
neck
A “e prek” LËKURA parfumin TIM?
Patjetër që PO dhe nuk jemi duke folur për ngjyrën e lëkurës, jemi duke folur për reaksionet që ndodhin nga kont
Read More
353605803_572976901660519_5797709786174080843_n
PSE nuk e ndjej më parfumin tim?
“Prej vitesh përdor të njëjtin parfum dhe nuk e ndërroj, por ka ca kohë që nuk ia ndjej më erën fare edhe
Read More