Let's talk FRAGRANCE

neck

A “e prek” LËKURA parfumin TIM?

Patjetër që PO dhe nuk jemi duke folur për ngjyrën e lëkurës, jemi duke folur për reaksionet që ndodhin nga kontakti i parfumit me lëkurën tonë. Faktorët që ndikojnë DIREKT në aromën që lëshon parfumi pasi bie në kontakt me lëkurën tuaj janë:

– pH: (pe-hashi) ~ Dihet që lëkura e secilit nga ne ka një bazë acide që varion si pH nga 4 për lëkurën shumë të thatë deri në 6.5 ose 7 për lëkurat e yndyrshme.

– Djersa: E përbërë nga 99% ujë dhe 1% kripëra minerale, antitrupa dhe toksina aciditeti i djersës tuaj mund të ndikojë parfumin tuaj.

– Temperatura: Lëkura e njeriut ka një temperaturë që varion nga 33 C° deri në 36 C° dhe kjo ndikon direkt në parfumin që hidhni.

Së fundmi mos harrojmë stilin e jetesës ku përfshihen: pirja e duhanit, ndotja e mjedisit nga tymi dhe pluhurat, ilaçet e ndryshme, higjena vetjake dhe ushqimi që hamë. Të gjitha këto ndikojnë për ta ndryshuar aromën e parfumit që keni hedhur.

Prandaj kur duhet të zgjidhni një parfum mos u nisni vetëm nga era që keni nuhatur tek dikush tjetër apo nga spërkatja në letrat e provës që gjenden nëpër dyqanet e parfumeve, por provojeni në kombinim me lëkurën tuaj.


Author: http://maisonviolet.com

Recent Posts